Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse


Leave a comment

Periudhat kryesore për monitorimin e dëmtuesve në mollë

downloadMonitorimi është komponentë shumë e rëndësishme për të gjitha programet e MID-it, që ndihmon në identifikimin e problemeve potenciale dhe vlerëson kushtet e përgjithshme në pemishte. Monitorimi i pemishteve me mollë ka për qëllim kontrollin e prezencës së Agjentëve të Dëmshëm Biologjik “ADB” si dhe predatorëve të kë tyre dëmtuesve. Janë gjashtë periudha kryesore në prodhimtarin e mollës brenda një periudhe vegjetative gjatë të cilave do të përcillet prezenca dhe zhvillimi i populacioneve të dëmtuesve kryesor.

Periudha e Pranverës (Mars-Maj)

Faza para lulëzimit (nga momenti i mugullimit të sythave deri në fillimin e lulëzimit)

Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve, larvave dhe formave të tjera të dëmtuesve të mollës, monitorimin e kushteve klimatike që e favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit, identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve dhe barojave të këqija.

Faza e lulëzimit (Paraqitja e luleve të para deri te rënia e petaleve)

Monitorimi i parametrave klimatik (temperaturës, lagështisë së ajrit, rrezatimit diellor, lagështisë) të cilët favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit. Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve si dhe larvat e llojet e ndryshme të dëmtuesve të mollës Monitorimi i krimbit të mollës përmes vendosjes së ferograckave (nga mesi i marsit). Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Faza pas lulëzimit (formimi-lidhja e frytit)

Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Vazhdimi i kontrollimi i lastarëve dhe frutave për prezencën e morrave të bimëve, breshkëzës së Kalifornisë dhe larvave të llojeve tjera të dëmtuesve të mollës. Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës përmes ferotrapeve. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Periudha e Verës (Qershor-Gusht)

Faza pas formimit të frytit (zhvillimi dhe rritja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës (insektit të rritur) përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Vjeshtës (Shtator-Nëntor)

Faza para, gjatë dhe pas vjeljes (pjekja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës, përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, kalbëzimit të frutave. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Dimrit (Nëntor-Mars) 

Faza e qetësisë (Nga momenti i rënies së gjetheve deri në zgjimin e sythave)

Në këtë fazë të monitorimit të pemishteve kontrollohen degëzat 1-2 vjeçare për verifikimin e prezencës së vezëve të dëmtuesve (merimangave, morrave të bimëve, breshkës së Kalifornisë), formave dimëruese të patogjenëve të ndryshëm (miceli, sporet, etj.).

nga: Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association


Leave a comment

Hiri i Dredhëzës (Sphaerotheca macularis)

Përshkrimi i sëmundjes

Sëmundja është mjaft e përhapur si në fushë të hapur po ashtu edhe në serra. Sëmundja prek gjethet, lulet, frutat dhe lozët. Është sëmundje shumë e rrezikshme, sidomos nëse paraqitet në fidanishte të dredhëzës ku prodhohet materiali fidanor. Zhvillimin optimal e ka në kushte me lagështi të lartë dhe në temperatura 15-26 °C.

Simptomat e sëmundjes

jordbaer3Shenjat e sëmundjes shfaqen në gjethe në formë të një shtrese të përhimët. Kërpudha infekton lulërinë e cila dëmtohet në shkallë të lartë ndërsa zvogëlohet edhe përqindja e lulëzimit. Simptomat paraqiten në të gjitha pjesët mbitokësore të dredhëzës, në kundërfaqe të gjethit paraqiten simptomat me ngjyre hiri, gjethet deformohen dhe marrin ngjyre të kuqërremtë, lulet nuk zhvillohen dhe pengohet formimi i frutave. Karakteristike te kjo sëmundje është se kur i sulmon gjethet ato lakohen (përdridhen) nga pjesa e sipërme e llapës dhe duken sikur t’u hedhim miell, ndërsa te lulet paraqitet në formë të kuqërremte, dhe si rrjedhoje frutat bëhen të fortë e të thatë dhe me pamje të mbuluara si me miell. Për shkak të zvogëlimit të sipërfaqes asimiluese frutat ngelin të vegjël, çka ndikon në arritjen e rendimenteve të ultë.

Cikli i zhvillimit të sëmundjes

Kërpudha dimëron me micel sipërfaqësore shumë qelizore në gjethe të thara e të rëna në tokë, por sëmundja mund të dimëroj edhe si kleistotecie të formuara nga sezoni i kaluar. Kleistoteciet zakonisht gjendet në gjethet e dredhëzës, gjatë vegjetacionit formon konide në formë ovale dhe këto organe mbijnë në temperaturë 20ºC dhe lagështi relative të ajrit. Infeksioni në pranverë fillon menjëherë pas rritjes së bimëve. Përhapja e sëmundjes është graduale dhe mund të mos vërehet derisa një pjese e madhe e bimëve në fushë të jenë infektuar. Simptomat e hershme të infeksionit nga kërpudha përfshijnë njolla të vogla me ngjyrë të bardhe në kundërfaqe të gjethes, ndërsa të disa kultivar këto njolla paraqiten me ngjyre të verdhë ose të kuqe pak në kafe. Nëse një shpërthim i rëndë i sëmundjes ndodh para vjeljes, atëherë kultura mund të reduktohet në masë të madhe. Simptomat më të dukshme nga kjo sëmundje, janë në ditë të ngrohta dhe me temperaturë të thatë. Të reshurat e pengojnë zhvillimin e kërpudhës që shkakton hirin.

Metodat e monitorimit të sëmundjes
Gjatë vizitave rutinore në fushë duhet të shikohet për shenjat e para të sëmundjes së hirit, sidomos në fund të vegjetacionit dhe në pranverë. Kontrollimi i hirit në vjeshtë zvogëlon potencialin infektues të sëmundjes për zhvillim në pranverën e ardhshme.

Pragu kritik
Për të kontrolluar hirin, rekomandohet të aplikohen fungicidet qysh me shfaqjen e shenjave të para të sëmundjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtje me preparate me bazë sulfuri.

Menaxhimi i sëmundjes
Masat agroteknike
Përdorimi i fidaneve me cilësi të lartë dhe rezistente ndaj sëmundjes, është një mënyrë më e mirë për të parandaluar paraqitjen e sëmundjes. Po ashtu për zbutjen e simptomave të kësaj sëmundje është edhe prezenca e materieve ushqyese në tokë dhe ujitja e rregullt. Mos të ujitet dredhëza me spërkatje, por të praktikohet ujitje pikë-pikë dhe mos të përdoren sasira të tepërta të plehrave azotike.

Masat fizike dhe mekanike
Praktikat standarde të heqjes së gjetheve gjatë korrjes dhe asgjësimi ndihmon në minimizimin e paraqitjes së sëmundjes, edhe pse infektimi mund të jetë ende i pranishëm në kurora.

Masat biologjike
Nuk ka biopesticide të regjistruara në Kosovë për luftimin e patogjenit shkaktar të hirit.

Masat kimike
Për të kontrolluar hirin, të aplikohen fungicidet në shenjat e para të sëmundjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtje me preparate me bazë sulfuri. Të aplikohen fungicidet rreth 1 muaj pas mbjelljes dhe përsëri 3 deri në 4 javë më vonë. Të bëhen trajtime shtesë kur bimët fillojnë të lulëzojnë.

Prof.Ass.Dr. Fadil Musa


Leave a comment

Vrugu i Kryqoreve (Pernospora Parasitica)

Lofng73_convertedËshtë sëmundje e përhapur në bimët e familjes së kryqoreve Brassicaceae si lakra, lulelakra, kolza, dhe rrepa. Shkakton dëmtimin e bimëve të theksuara në fazat e hershme të zhvillimit, gjatë moti të freskët me lagështi.

Simptomat

Kërpudha patogjene Peronospora parasitica infekton pjesët mbitokësore të bimëve të ndjeshme gjethet, kërcellin dhe lulërinë. Shenjat e para shfaqen në njomëza, në kotiledone dhe në gjethet e para, në formë të njollave këndoreme ngjyrë të zbehtë klorotike deri në të mbyllur. Në kundër faqen e gjetheve, në njolla, shfaqen shtresa e mykut me ngjyrë të përhime me konidiofore me konide. Njollat shpesh herë bashkohen, shkaktohet tharja dhe më në fund rënia e gjethes.

imagesDendësia e njollave varet nga numri i infektimeve që shkaktohen gjatë një periudhe të caktuar kohore. Gjatë infektimit të rëndë njomëzat e bimëve tërësisht thahen dhe zhduken. Në bimët e ndjeshme të kryqoreve shfaqet deformimi dhe rrudhja e gjetheve si pasojë e rritjes së pa barabartë të indit të infektuara dhe të shëndosh. Shenjat e sëmundjes shfaqen në lule, në formë të deformimeve dhe fryrjeve të bishtit, prandaj pengohet formimi i kokës.

Patogjeni dhe cikli i sëmundjes

Peronospora parasitica ka disa biotope që shkaktojnë infektime në bimë të caktuara. Është patogjen me micel një qelizor. Pas periudhës së inkubacionit formon organe vegjetative të riprodhimit, konidioforet me konide (kanë formë ovale) që lirohen në lagështi të lartë përmes stomave. Oosporet formohen në gjethet e bimëve të reja e radhë herë në gjethet e bimëve të vjetra, me ngjyrë tëverdh të mbyllur, në formë gati të rrumbullakët. Infektimin e bimëve të reja në lagështi të lart e shkaktojnë oosporet që kanë dimëruar.                   

Pas depërtimit të hifes infektuese në indin ndërqelizor formohet miceli që nga qelizat e afërta ushqehet me haustore. Në gjethe miceli zgjerohet dhe përmes bishtit kalon në kërcell. Për përhapjen e sëmundjes dhe shkaktimin e infektimeve nevojitet lagështia. Gjatë vegjetacionit shkaktohen disa infektime, ndërsa rëndësi kanë infektimet e hershme në bimët e reja.         

Masat e luftimit

Si masë paraprake për pengimin e sëmundjes përdoret dezinfektimi dhe qarkullimi bimor. Rëndësi parësore ka mbrojtja e fidanëve nga infektimet e hershme. Në rast se sëmundja shfaqet në lehe të nxehta, në formë oazash, atëherë bimët e tilla zhduken ndërsa pjesët tjera me bimë të shëndosha trajtohen me fungicid në bazë bakrit ose me mjete organike sintetike.

© SHMB-PMA            


Leave a comment

Hiri i Qepës – Leveillula taurica

Simptomat

Në gjethe të qepës shfaqen njolla të verdha, në formë të rrumbullakët ose të zgjatura me diametër 5-15 mm. Më parë infektohen gjethet e moshuara, të cilat janë të mbuluara me një shtresë ngjyrë hiri. Njollat e reja kanë ngjyrë të bardhë në të përhitur.

ImageImage

Biologjia e patogjenit

Shkaktare e hirit të qepës është kërpudha Leveillula taurica. Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes. Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes.

Masat e kontrollit

Kontrolli i sëmundjes bazohet në trajtimet kimike me preparate me bazë squfuri, karatane (Dinokap) si dhe me preparate të tjera me veprim sistemik si ato të grupit të triazoleve si triadimefon, hekzakonazol, penkonazol, tetrakonazol, propikonazol, etj apo me fenarimol ose azoksistrobin.  Trajtimet duhet të fillojnë me shfaqjet e para të simptomave në gjethe dhe mund të përsëriten pas 10 ditësh në qoftë se kushtet klimatike favorizojnë përhapjen e infeksioneve të reja të hirit. Kujdes duhet patur me numrin e trajtimeve me këto preparate i cili nuk duhet të jetë më shumë se dy në një sezon kultivimi


Leave a comment

Hiri i mollës (Podosphaera leucotricha)

Përshkrimi i sëmundjes

Hiri është sëmundje e përhapur në pemishte dhe prek në shkallë të lartë disa varietete të ndjeshme të mollëve, që kultivohen në vende të ndritshme dhe me pak lagështi, siç janë: Jonathani, Idaredi, Boscopi, Delishesi dhe Strakingi. Kjo sëmundje prek sythat, lulet, gjethet dhe fidanët, por shumica e varieteteve janë imun ndaj kësaj sëmundje.

Dëmet e shkaktuara

Zakonisht paraqitet në gjethe në fazën e ashtuquajtur veshët e miut, por më shumë vërehet tek lulet dhe lastarët e rinj. Kjo sëmundje ndikon tek çelja e sythave pasi sythat e infektuara më vonë çelin. Gjethet e infektuara përdridhen dhe formohet një shtresë pluhuri nga sporet me ngjyrë të përhimët. Sythat e infektuar mbulohen me micel të kërpudhës dhe si pasoj e sajë madhësia e sythave dukshëm është më e vogël. Infeksionet sekondare paraqiten në gjethe, të cilat mbulohen me shtresë miceli, marrin ngjyrë të përhimët e sidomos pjesët e poshtme të gjethes.

Cikli i zhvillimit të sëmundjes

Kërpudha fitopatogjene dimëron në sytha të infektuar të mollëve, në formë të micelit ose të kleistotecëve. Në sipërfaqe të infektuara bimore miceli formon konide në formë veze ose të rrumbullakëta. Këto organe mbijnë në temperaturë mesatare 18-25 °C dhe në lagështi relative të ajrit mbi 35%. Organet gjenerative të riprodhimit (kleistotecët) formohen në pjesët e infektuara, kanë formë gati të rrumbullakë dhe janë të pajisur me disa zgjatime.

Kërpudha dimëron edhe në forme të kleistotecëve që formohen në fund të vegjetacionit në pjesët bimore në gjethe të rëna në tokë dhe në fidanë. Është karakteristike se konidet mund të mbijnë pa prani të ujit të lirë, në lagështi relative të larte 80-90%.  Numri më i madhe i këtyre organeve formohen gjate majit dhe qershorit në temperaturë rreth 20°C. Nëse viti është me të reshura më të vogla atëherë ato formohen më shumë. Më të qëndrueshme janë varietetet delishesi i artë, delishesi i kuqë, etj.

Image

Metodat e monitorimit të sëmundjes

Mbrojtja fillon kur paraqiten shenjat e para në degëza, aty ku ka dimëruar hiri duhet të kryhet krasitja dhe në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për infektime. Kontrolli fillon në fazën para se të paraqitet ngjyra e trëndafilit e sythave për arsye se miceli mundet me qenë aktiv herët në vegjetacion. Infeksioni i frutave paraqitet në fazën e sythave me ngjyrë trëndafili dhe vazhdon përhapjen edhe në fazat e mëtejshme të zhvillimit të mollës.

Pragu kritik: kontrollohen 100 tufëza gjethore/lastar, trajtohet kur pragu kritik arrin 5% të tufëzave gjethore apo lastarëve të infektuar.

Menaxhimi i sëmundjes

Masat agroteknike

Duhet të kryhet krasitja në fazën e qetësisë apo në pranverën e hershme dhe në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për infektime, zgjedhja e vendeve me ajrosje të mirë për pemishte, kurora e pemëve të ketë ajrosje (të mos lihet kurora e dendur), mbjellja e varieteteve tolerante, plehërimi i balancuar me sasi më të vogla të azotit për të penguar rritjen e pemës, etj.

Masat fizike dhe mekanike

Masa të posaçme mekanike, të cilat kryesisht bazohen në prerjen dhe zhdukjen (djegien) e pjesëve të infektuara bimore gjate dimrit dhe vegjetacionit.

Masat biologjike

Nuk ka

Masat kimike

Luftimi bazohet në mbrojtje preventive, për të parandaluar sëmundjen gjatë prillit dhe majit, ndërsa më vonë me prerje të degëzave të infektuara. Për mbrojtje nga hiri rekomandohet të përdoren preparatet në bazë të sulfurit, para lulëzimit nëse temperatura është më e lartë se 12°C. Gjithashtu mund të përdoren fungicidet në bazë të materieve aktive trifloxystrobin (Zato), cyprodinil (Chorus) dhe difeconazol (Score).

(Autor: Prof.Ass.Dr. Fadil Musa – Doracak për Menaxhimin e Integruar të Dëmtuesve)


Leave a comment

Kroma e Mollës (Venturia Inaequalis).

Dëme ju shkakton: Mollëve, Dardhave.

Simptomat: Ndikon në cilësinë dhe madhësinë e frutave, si dhe në kohëzgjatjen e ruajtjes së tyre në depo. Zvogëlon sipërfaqen asimiluese, shkaktohet rënien e gjetheve, frutave, pengon formimin e sythave frutorë për vitin e ardhshëm. Simptomat shfaqen në gjethe, lule, fruta, në fidane të mollëve. Njolla të imëta të rrumbullakëta të përhimëta më vonë ngjyrë ulliri formohen në gjethet e reja, sepale të luleve, nënfaqe të gjethes. Në fazat e mëvo nshme njollat zhduken ndërsa indet mbesin të fryra dhe kanë ngjyrë të mbyllët. Njollat shfaqen në sipërfaqe të gjetheve ku deformohen, përdridhen, ngecin në rritje, dhe bien në tokë. Venturia inaequalis është patogjen subkutikular, ndërsa infektimi i frutave të mollës shkaktohet nga formimi deri sa arrin madhësinë e një kokrre arre. Infeksionet e para shfaqen në frutat e posa formuara në formë të njollave të mbyllta,ku bëhet vyshkja e indit dhe rënia e tyre, më vonë shfaqen njolla të rrumbullakëta (gjelbër ulliri-mbyllët) dhe formon njolla – plagë të kromës. Është sëmundje e rrezikshme në vendet me pranvera dhe vera të freskëta dhe me lagështi, si dhe nuk shfaqen në vendet me klimë të nxehta dhe të thata.

ImageImage

 

Dimërimi: gjethet e rëna në tokë në formë periteceve (me aske dhe askospore).

Metoda e përhapjes: nëpërmjet erës dhe shiut.
Infektimin e shkaktojnë: askoporet nëpërmjet erës, dhe konidet nëpërmjet shiut.

Vendet e infektimit: gjethet, lulet, frute.

Masat e kontrollit: duhet pasur parasysh pozita, tipi i tokës, largësia e rendeve, kultivari dhe sistemi i kurorës. Duhet bërë plehrimin e ekuilibruar pasi plehrimet e tepruara me azot rrisin ndjeshmërin e mollës. Strategjia e kontrollit lidhet ngushtë nga : kushtet e kultivimit, faza fenologjike e pemës, prania dhe intensiteti i kromës në zonën në fjalë,. Mbrojtja intensive fillon në Pranverë, kur plotësohen kushtet për shkaktimin e infektimit dmth filonë me fryerjen e sythave deri nga fundi i Qeshorit periudhë kjo e prhapjes së askosporeve. Nëse infeksioni vazhdon kontrolli ndaj sëmundjes vazhdon deri në vjelje për të ruajtur gjethet dhe frutat nga infeksioni. Gjatë fazës së parë trajtimet bëhen çdo javë. Trajtimet gjatë vegjetacionit varësisht nga kushtet e shkaktimit të infeksionit përsëriten në afat 1-2 javë. Preparatet me baze: Cyprodinil, Difekonazol, Trifloksistrobin, Flusilozole, Propineb, etj.

© Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association.