Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse


Leave a comment

Bioinsekticidet dhe masat biologjike në menaxhimin e integruar të dëmtuesve të mollës

Insekticidet mikrobiale (bioinsekticidet), janë zhvilluar ngapatogjenët e insekteve sikurse janë viruset, bakteret apo kërpudhat. Ato kanë shumë përparësi në raport me pesticidet tradicionale. Ato janë më selektive, zakonisht jo toksike për predatorët dhe parazitët, si dhe paraqesin kërcënim shumë të ulët për mjedisin jetësorë.

downloadBioinsekticidi Bacillus thuringiensis (Bt) është efikas ndaj larvave të insekteve nga rendi lepidoptera sikurse janë krimbi i mollës, krimbat e murrën, etj. Ky preparat nuk është insekticid me veprim kontakti por që të jetë efikas duhet të konsumohet dhe të arrij në traktin digjestiv të dëmtuesit për të cilin përdoret. Kur gëlltitet preparati, ai prodhon një biotoksin i cili krijon vrima në shtresën e stomakut të dëmtuesit prej nga sporet e bakterit depërtojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe e helmojnë atë. Sapo të arrihet doza toksike në organizmin e larvës ajo ndërprenë të ushqyerit por mund të mbes gjallë për disa ditë.

Bt është më shumë efikas ndaj larvave të reja pasi atyre u duhet sasi më e vogël e preparatit për të shkaktuar ngordhjen e tyre në raport me larvat e moshuara. Virusi granuloz i krimbit të mollës është insekticid mikrobial shumë selektiv i cili për të qenë efikas ai duhet të konsumohet nga larvat e sapoçelura dhe trajtimi i atyre larvave me këtë preparat të jetë i shpeshtë. Të dyja, si Bt ashtu edhe virusi granular kanë jetë dhe efikasitet shumë të shkurtër prej 3 deri 7 ditë. Ato janë jo të qëndrueshëm ndaj dritës së diellit (fotolabile) së këndejmi duhet të aplikohen më shpesh se insekticidet tradicionale për të arritur kontroll adekuate.

Duke pas parasysh se larvat duhet të konsumojnë këto preparate është esenciale që mbulimi i tyre të jetë maksimal . Masat biologjike janë një segment mjaft i rëndësishëm në kuadër të menaxhimit të integruar të dëmtuesve ku armiqtë natyrorë (predatorët dhe parazitët), shfrytëzohen për të kontrolluar dhe mbajtur nivelin e populacioneve të dëmtuesve nën pragun kritik. Çdo dëmtues ka armiq natyrorë, por se a kanë potencial ata të mbajnë nën kontroll kopulacionet e dëmtuesve vështirë se mund të parashikohet. Në mënyrë që shfrytëzimi i masave biologjike të ketë sukses në zbatimin e MID është e nevojshme të kemi njohuri rreth ciklit jetësorë, biologjisë dhe ekologjisë si të dëmtuesit ashtu edhe armiqve natyrorë.

Masat biologjike si të vetme nuk ofrojnë efikasitet të mjaftueshëm në menaxhimin e dëmtuesve kështu që ato duhet të kombinohen dhe të plotësohen edhe me masa të tjera për një zbatim të suksesshëm të menaxhimit të integruar të dëmtuesve. Kontrolli biologjik mund të jetë: konzervativ, kur armiqtë natyrorë shfaqen vetvetiu dhe favorizohet rritja e populacioneve të tyre përmes diversifikimit të llojeve bimore, augmentativ, kur armiqtë natyrorë shtohen në sipërfaqe të caktuar për shkak të rënies natyrore të numrit të tyre dhe klasik, kur në një vend të caktuar futen armiq natyrorë të cilët më parë nuk kanë ekzistuar në atë vend.

Armiqtë natyrorë kanë potencial për të mbajtur nën kontroll shumë dëmtues sikurse janë vemjet e fluturave, morrat e bimëve, merimangat, minatriqet, psillat si dhe shumë dëmtues të tjerë.Armiqtë natyrorë (predatorët dhe parazitët), ushqehen apo parazitojnë faza të caktuara të dëmtuesve të ndryshëm duke zvogëluar numrin e këtyre dëmtuesve. Prej tyre dallohen sidomos mollëkuqet e ndryshme (Adalia bipunctata, Coccinella septempunctata, Hippodamia convergens, etj.), krahëqelqoret (Chrysopa spp.), grerëzat e ndryshme (Trichogramma evanescens, Encarsia formosa), etj.

Shkruan:Prof.ass.dr.Fadil Musa

Advertisements


Leave a comment

Emërtimi i Pesticideve

Për përcaktimin dhe emërtimin e komponimeve kimike qe përdoren për mbrojtjen e bimëve ekzistojnë disa terme me përdorim te gjere:

Formula molekulare – me ane te formulës përshkruhen elementet kimike dhe numri i atomeve te çdo elementi qe bën pjese ne komponimin kimik.

images (1)Formula strukturale – paraqet komponimin kimik ne forme te diagramit piktorial, qe tregon se si janë te lidhur atomet e kompozimit te caktuar.

Emri kimik i komponimit – paraqitet përshkrimi komplet i komponimit kimik. Shpeshherë për te njëjtin komponim kimik përdoren disa emra, qe ne te shumtën rasteve nuk janë te përshtatshëm.

Emri i rëndomte – ky term përdoret ne te folme te përditshme, te zakonshme, kur komponi kimik ka filluar te përdoret ne mënyre komerciale.

Emri tregtar  – është emër specifik i prodhimit  qe ka te beje me substance aktive dhe substancat e tjera qe përbejnë komponimin kimik. Me pare, gjate hulumtimeve laboratorike dhe eksperimentale te komponimit kimik, përdoret kodi i caktuar.

Është me rendësi parësore te dallohet substanca aktive (ingredienti aktiv), qe paraqet pjesën aktive te komponimit kimik te preparatit te gatshëm për përdorim.

Çdo pesticid dallohet me keto veçori:

  • Formula molekulare: C9H9N3O2New Picture
  • Formula strukturale:
  • Emri kimik: 2-(methoxy carbonyl amino) benzimidazole.
  • Emri i rëndomte: Carbendazim, Carbendazime, Carbendazol, Derosal, Bavistin, MBC, BCM, Carbate.
  • Kodi: BAS 346F (BASF), Hoe 017411 (Hoechst A.G.).
  • Emri tregtar: Derosal WP-60, Bavistin WP-50 (koncentrat për suspension me 60 dhe 50% substance aktive.

© SHMB-PMA


Leave a comment

Vendimi i miratimit për substanca aktive

Të gjitha vendimet e Komisionit në lidhje me draft miratimin e substancave aktive duhet të pranohet nga Komiteti i Përhershëm i Komisionit Evropian mbi zinxhirin ushqimor dhe shëndetin e kafshëve (SCFCAH).

SCFCAH është një Komiteti që ndihmon Komisionin në rolin e zbatimin e legjislacionit të BE-së. Anëtarët e saj janë ekspertë të emëruar nga Shtetet Anëtare.

Bazuar në Raportin e Vlerësimit të Projektligjit dhe konkluzionet EFSA, SCFCAH voton për miratimin e plotë apo të kushtëzuar të substancës aktive, ose mund të refuzojë aprovimin e saj.

Në shumicën e rasteve, miratimi i parë zgjat për një maksimum prej 10 vjet, por substanca mund të shqyrtohen në çdo kohë në duke marrë parasysh informacionet e reja në dispozicion.

© SHMB-PMA