Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse


Leave a comment

Periudhat kryesore për monitorimin e dëmtuesve në mollë

downloadMonitorimi është komponentë shumë e rëndësishme për të gjitha programet e MID-it, që ndihmon në identifikimin e problemeve potenciale dhe vlerëson kushtet e përgjithshme në pemishte. Monitorimi i pemishteve me mollë ka për qëllim kontrollin e prezencës së Agjentëve të Dëmshëm Biologjik “ADB” si dhe predatorëve të kë tyre dëmtuesve. Janë gjashtë periudha kryesore në prodhimtarin e mollës brenda një periudhe vegjetative gjatë të cilave do të përcillet prezenca dhe zhvillimi i populacioneve të dëmtuesve kryesor.

Periudha e Pranverës (Mars-Maj)

Faza para lulëzimit (nga momenti i mugullimit të sythave deri në fillimin e lulëzimit)

Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve, larvave dhe formave të tjera të dëmtuesve të mollës, monitorimin e kushteve klimatike që e favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit, identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve dhe barojave të këqija.

Faza e lulëzimit (Paraqitja e luleve të para deri te rënia e petaleve)

Monitorimi i parametrave klimatik (temperaturës, lagështisë së ajrit, rrezatimit diellor, lagështisë) të cilët favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit. Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve si dhe larvat e llojet e ndryshme të dëmtuesve të mollës Monitorimi i krimbit të mollës përmes vendosjes së ferograckave (nga mesi i marsit). Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Faza pas lulëzimit (formimi-lidhja e frytit)

Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Vazhdimi i kontrollimi i lastarëve dhe frutave për prezencën e morrave të bimëve, breshkëzës së Kalifornisë dhe larvave të llojeve tjera të dëmtuesve të mollës. Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës përmes ferotrapeve. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Periudha e Verës (Qershor-Gusht)

Faza pas formimit të frytit (zhvillimi dhe rritja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës (insektit të rritur) përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Vjeshtës (Shtator-Nëntor)

Faza para, gjatë dhe pas vjeljes (pjekja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës, përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, kalbëzimit të frutave. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Dimrit (Nëntor-Mars) 

Faza e qetësisë (Nga momenti i rënies së gjetheve deri në zgjimin e sythave)

Në këtë fazë të monitorimit të pemishteve kontrollohen degëzat 1-2 vjeçare për verifikimin e prezencës së vezëve të dëmtuesve (merimangave, morrave të bimëve, breshkës së Kalifornisë), formave dimëruese të patogjenëve të ndryshëm (miceli, sporet, etj.).

nga: Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association

Advertisements


Leave a comment

Dosëza e dheut (Gryllotalpa gryllotalpa)

Insekti ka gjatësi rreth 32 mm, me ngjyrë të verdhë, kafeje dhe të mbuluar me push. Krahët e përparmë i kanë të shkurtër të përshtatura për gërmim kurse krahët e pasmë i kanë të gjatë dhe membranoreLarvat dhe insektet e rritura dëmtojnë bimën duke u ushqyer gjatë pjesët mbitokësore, me gjethe dhe indet e kërcejve apo me pjesët nëntokësore të bimëve.

Image

Tunelet e hapura në sipërfaqe të tokës mund të shkaktojnë dëme shtesë duke i zhvendosur fidanët e reja apo duke shkaktuar desikimin e tyre. Femrat i depozitojnë vezët në tokë ku larvat zhvillohen deri në maturi. Cikli jetësorë i shumicës së tyre kërkon 1 gjeneratë / vitë. Dozësat lëvizin në tokë poshtë e lartë varësisht nga ndërrimet sezonale të temperaturës. Ky insekt haset më shpesh në tokat ranore. ‘

Pragu kritik për dosëzen është 0.5 imago apo larva / m2;

ImageMasat e kontrollit:
Formulimet e lëngëta dhe ato në formë granule zakonisht përdorën në tokë për penguar dëmtuesin. Edhe karremat po ashtu mjaft përdorën dhe janë mjaft efikas, ku përgatiten nga himet e grurit, mielli i farave të pambukut apo ndonjë prodhim të drithit të cilëve u shtohet 2-5% toksikant si dhe 15% ujë.
Dosëza ushqehet gjatë natës dhe për këtë arsye karremat duhet të aplikohen herët në mbrëmje. Preparatet që mundë të përdorën për përgatitjen e karremave janë: Metiokarbi, Fenotrition, Malation etj.

(© Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association)


Leave a comment

Këpusha e kuqe e pemëve frutore – Metatetranichus (Panonychus ulmi.Koch.)

Përhapja – demi
Këpusha e kuqe është kudo e përhapur. Veçanërisht këto vitet e fundit gjithnjë e me tepër po bie në sy dëmtimet që shkakton kjo këpushë si: në molle, dardhe, kumbull, qershi, pjeshke etj. Gjethet e prekura nga dëmtuesi zakonisht marrin ngjyre të zbehte, pastaj bronzi- kafe dhe se fundi thahen e rrezohen për toke. Zakonisht prekjet e renda që në pranvere shkaktojnë dëme të ndjeshme po atë vit, ndërsa prekjet e verës zakonisht ndikojnë negativisht në prodhimin e vitit e ardhshëm. Demi nga këpusha mund të arrije deri në 65 % të prodhimit. 

Përshkrimi 

Femra ka forme vezake me ngjyre të kuqe, është 0.5 mm e gjate, me katër pale këmbë dhe 7 radhe qimesh mbi trup. Mashkulli është me i vogël në forme trekëndëshi. Veza eshterr 0.15 mm e gjate , ka forme të rrumbullaket me një zgjatim në mes. Ngjyra e vezës është e kuqërremtë. Larva është e kuqërremtë dhe me tre pale këmbë. 

ImageImage

Mënyra e jetesës

Dimëron në stadin e vezës në degët dhe sythat e bimëve strehuese. Larvat çelin në pranvere dhe e përfundojnë zhvillimin për
rreth 2 jave. Femra që del fillon të vendose vezët, zhvillimi embrional i të cilave zgjat nga 6-21 dite. Dëmtuesi brenda vitit jep 10
brezni. Çdo femër vendos 20-45 veze. në vjeshte femrat vendosin vezët për dimërim. Vlen të theksohet se këpusha kuqe e pemëve frutore shtohet me shume në pemëtoret intensive, sidomos atje ku bëhen trajtime të shpeshta me DDT, Wofatoks, Sevin etj për arsye se shkatërrohen në mase këpushat e dobishme të gjinive: Typhlodromus, Amblyseius, Zetsellia sp. Negativisht mbi këpushat e dobishme ndikojnë edhe fungicidet veçanërisht Tiuram dhe Ziram. Po ashtu plehërimi i njëanshëm azotik favorizon shtimin e
këpushave. 

 


Leave a comment

KRIMBI I MOLLËS (Carpocapsa/ Cydia pomonella)

Përshkrimin e dëmtuesit

Është dëmtuesi më i rrezikshëm dhe më i shpeshtë i mollës, dardhës, ftoit dhe arrës. Fluturat kanë trup 7-9 mm të gjatë, ngjyrë të përhimët të errët, pothuajse të njëjtë me lëvoret e degëzave dhe vështir është të dallohet gjatë ditës. Në krahët e përparme ka vija të murrme, tërthore dhe të lakuara në formë valësh. Vezët janë të bardha si qumështi, i ngjajnë pikës se ujit, me diametër deri 1 mm, ndërsa vemjet janë 15-20 mm të gjata, me ngjyrë trëndafili të çelet ose të bardhë.

Përshkrimi i dëmeveImage
Është dëmtues mjaftë i rrezikshëm, dëmet i shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen me fruta. Larvat krijojnë vrima depërtuese që shkojnë në drejtim të bërthamës së frytit, duke lënë një vrimë hyrëse të dukshme, që paraqitet me ngjyrë të kuqe rreth mureve të vrimës. Vrima e tillë mbyllet me ekskremente ngjyrë kafe, ekstrakt i cili vjen si pasoj e ushqimit të larvës në pjesën tulore dhe farat e frytit. Më vonë një formë vrime e vogël e hapur zhbllokohet si rezultat i daljes së larvës. Frutat e prekur bien para pjekjes, shpesh të quajtur si rënia e qershorit.

Cikli i zhvillimit të dëmtuesit
Dimërojnë vemjet e rritura në fshika kompakte të ndërtuara nga fijet e holla të mëndafshit, zakonisht nën lëvore, të çara të trungut ose nën plisa të dheut. Vezët e gjeneratës së parë gjenden në gjethe afër frytit dhe zhvillohen për 8-14 ditë, pastaj vemjet depërtojnë në brendi të frutave, që nuk rriten normalisht dhe krijojnë vrimat hyrëse me rrëshira. Insekti i rritur jeton 15-18 ditë në temperatura optimale 15 °C. Larva rritet për 3-4 javë, insekti mund të ketë 2-3 gjenerata, varësisht nga kushtet klimatike dhe regjioni. Fluturat paraqiten në maj (meshkujt diç me herët) dhe pas kopulimit, femrat bëjnë 30-60 vezë (në disa raste 150) dhe kryesisht i vendosin në gjethe e rrallë në fruta (gjenerata e parë) ose në bishta të frutave dhe në fruta, rrallëherë në gjethe (gjenerata e dytë). Fluturat e gjeneratës së dytë paraqiten me shumicë në korrik, ndërsa vemjet e tij shkaktojnë dëme më të mëdha.

Metodat e monitorimit të dëmtuesit
Monitorimit bëhet përmes ferograckave dhe shumës së temperaturave aktive ditore.

Pragu kritik
1 jave deri 10 ditë pas fluturimit, maksimal 1-2 vezë ose larva në 100 fruta.

Trajtimet (ndaj gjeneratës së parë) rekomandohen kur kufiri kritik arrin infeksionin 2-5% të frutave të prekur, derisa ndaj gjeneratës së e dyte 1% të frutave të dëmtuar.

Menaxhimi i dëmtuesit
Masat agroteknike

Zgjedhja me kujdes e vendit për ngritjen e pemishtes p.sh. jo afër pyjeve apo kopshteve, largimi i lëvoreve të hapura të trungut dhe degëzave, vendosja e mbështjellësve me karton rreth trungut të pemës me qëllim që insekti të vendos nimfat, largo dhe shkatërro ato në fund të sezonit, armiqtë natyrorë, përdorimi i kurtheve me ndriçim, grackat – feromonet, largimi dhe asgjësimi i frutave të infektuar, krasitja e degëzave të gjata, largimi i pemëve nikoqire në pemishtet të cilat nuk menaxhohen (molla, dardhe dhe arra) për të shkatërruar çerdhet e krimbit të mollës, largimi i mbështetësve dhe shportave të ambalazhit, lëvoret e pemëve nga pemishtja janë masa shumë efikase në zvogëlimin e numrit të krimbit të mollës. Mbrojtja realizohet që nga fillimi i masave sanitare në pemishte si dhe largimi i lëvoreve nga pemët e vjetra, pastaj mbledhja dhe zhdukja e frutave të infektuar.

Masat fizike dhe mekanike
Vendosja e brezave në trupa të pemëve me qëllim që të krijohen kushtet e volitshme artificiale për dimërim. Pastaj në fillim të dimrit, brezat me vemje të grumbulluara largohen dhe zhduken.

Masat biologjike
Masat biologjike me parazitët që ushqehen me vezët krimbit të mollës (Trichogramma, Ascogaster) dhe të disa llojeve të mizave (Ichneumonidae, Tachinidae). Disa armiq natyral të C. pomonella mund të shfrytëzohen si agjent mjaft efikas në luftën biologjike. Zogjtë janë predatorë të rëndësishëm të krimbit të mollës. Përveç këtyre, shume specie merimangash janë predatorë të rëndësishëm të të gjitha fazave të zhvillimit jetësor të krimbit. Predatorë të tjerë përfshijnë specie të merimangave (p.sh Formica fusca), dhe gërshërëza evropiane (Forficula auricularia). Brumbujt e tokës gjithashtu ka të dhëna që ushqehen me larva të rritura.
Feromonet për çorientim të parëzimit janë një opsion për kontroll që kanë treguar rezultate të mira, mirëpo, kjo kontroll është e shtrenjtë. Në fazën e lules mund të përdoren feromone për çorientim seksual për krimbin e mollës, të cilët duhet të vendosen pikërisht para fillimit të fluturimit të insekteve.

Masat kimike
Gjate vegjetacionit mund të kryhen gjithsej 4 trajtime me pesticide me materie të ndryshme aktive. Sasia e ujit të harxhuar për ha duhet jetë 400 l, kur lagështia relative është e lartë dhe temperatura nën 20 C. Spërkatja e parë duhet të kryhet para se vemjet të depërtojnë në fruta. Për luftimin e gjeneratës së parë zakonisht kryhen 1-2 trajtime (maj-qershor me acetamiprid (mospilan), ndërsa për atë të dytin 1-3 trajtime (korrik-gusht).

(Autor: Prof.Ass.Dr. Fadil Musa – Doracak për Menaxhimin e Integruar të Dëmtuesve)