Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse

Aktivitete dhe publikime Senior 2

Aktivitetet e EKOMJEDISI (2018)

  1. Njohja me aplikacionin TRASH OUT dhe përgatitja e një informacioni për rifreskimin e tij. (Mars – Maj 2018). ok
  2. Takim me Bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse për prezantimin e informacionit, në të cilin do të monitorohet situata e menaxhimit të mbetjeve kryesisht në zonat rurale (që mund të realizohet gjatë muajit të dytë ose të tretë të projektit). Në takim do të ftohen dhe aktore te tjere mjedisore. (Maj – korrik 2018). JO
  3. Përgatitja e një ekspozite me foto të ndotjes së mjedisit dhe postera sensibilizues për problemet mjedisore të qytetit të Durrësit dhe të Lushnjës. (Maj – Qershor 2018).
  4. Në Ditën Botërore të Mjedisit, 05 Qershor do të bëhet një aksion pastrimi dhe nërgjegjësimi me fotot e ekpozitës nëplazhe, shkolla dhe mjedise të tjera publike. (5 Qershor 2018).
  5. Monitorimi i zbatimit të programit të politikave mjedisore për bashkitë, monitorimi i buxhetit të bashkisë për fondin që do ti dedikohet menaxhimit të mbetjeve në zonat rurale. (Korrik – Shtator 2018).
  6. Dokumentime të zonave të ndotura rurale nëpërmjet filmimeve (Reportazhe ose Dokumentarë) dhe raporte monitorimi. (Qershor – Tetor 2018).
  7. Takime me liderin dhe informimi i rrjetit për ecurinë e aktiviteteve në Durrës, Vlorë , Librazhd, Sarande (Maj – Tetor 2018).
  8. Monitorimi i medias në lidhje me trajtimin në çeshtjet mjedisore ”, (Mars – Tetor 2018).
  9. Pjesëmarrje në përgatitjen e “Gazetes elektronike (2 javore) në kuadër të rrjetit “ECIM”, (Mars – Tetor 2018).
  10. Pasqyrimi në website e OJF të të gjitha aktiviteteve, informimeve, monitorimeve dhe rezultateve të punës së EKOMJEDISIT dhe rrjetit ECIM. (website: https://ekomjedisi.wordpress.com/), (Mars – Tetor 2018).

 

Magdalena Cara

EKOMJEDISI DURRES

 

Aktivitetet (Maj 2017 – Janar 2018)

  1. Informim nëpërmjet monitorimit dhe takimeve në bashki dhe në terren për realizimin e premtimeve elektorale vendore në fushën e mjedisit si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, në Bashkinë Durrës, (Maj – Qershor 2017).
  2. Takime me liderin dhe informimi i rrjetit për ecurinë e aktiviteteve në Durrës, (Maj 2017 – Qershor 2017).
  3. Monitorimi i  medias në lidhje me trajtimin në çeshtjet mjedisore nga kandidatët për deputet, në programet mjedisore të partive kryesore, (Maj – Korrik 2017).
  4. Pjesëmarrje dhe informime komunikime në fushatbërjen e gjelbër, në zgjedhjet e përgjithshme, (Maj – Qershor 2017).
  5. Përgatitje fletë – palosje për Mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Durrës para zgjedhjeve dhe shpërndarja e tyre në institucione, universitete, votues të ndryshëm, etj., (Maj – Qershor 2017).
  6. Pjesëmarrje në përgatitjen e “Gazetes elektronike (2 javore) në kuadër të rrjetit “ECIM”, (Maj 2017 – Janar 2018).
  7. Pjesëmarrje dhe furnizim me material informues – komunikues për faqjen e web të rrjetit ECIM, (Maj 2017 – Janar 2018).
  8. Pasqyrimi në website e OJF të të gjitha aktiviteteve, informimeve, monitorimeve dhe rezultateve të punës së EKOMJEDISIT dhe rrjetit ECIM. (website: https://ekomjedisi.wordpress.com/), (Maj 2017 – Janar 2018).

Xylella fastidiosa patogjen i rrezikshëm, që shkakton tharjen e ullinjve

Magdalena Cara – EKOMJEDISI DURRES

 

Bima e ullirit është konsideruar gjithnjë si Mit dhe Legjendë. Në Epir ose Iliri ulliri quhej…një Themel Natyral…për të gjitha kohërat…Element pejsazhi…Pema më e mirë që jep…Vaj të mirë..që lind dhe rrit njerëz të fuqishëm dhe bujar. 

Prodhimi dhe konsumi i vajit të ullirit po rritet në botë, të nxitur nga një imazh pozitiv publik. Prodhuesit kryesorë të ullirit Evropian janë Spanja (65.6%), Italia (18.3%), Greqia (8.6%) dhe Portugalia (6.8%).

Në vendin tonë prodhimi i vajit të ullirit vlerësohet nga popullata dhe është një produkt i shëndetshëm dhe shumë i kërkuar nga tregu.

Si të gjitha pemët frutore edhe ullinjtë preken nga parazitët bimorë. Herë pas here ka patur shpërthime të ndryshme të sëmundjeve në ulli, të cilët kanë ndikuar në  uljen e rendimentit të  prodhimit të vajit dhe në cilësinë e tij. Gjithashtu prekjet parazitare të pemëve të ullirit janë shoqëruar me trajtime me pesticide të cilat siç dihet kanë efekte negative në shëndet dhe në mjedis.

Problemi i raportuar nga Italia në fund të vitit 2013 (bakteri Xylella fastidiosa) është vërtet shumë shqetësues, jo vetëm për faktin që u dëmtuan totalisht ullinjtë në pjesën jugore të Italisë, por edhe pse zona e infektuar po rritet dita ditës. Shumë serioze është se ky bakter strehohet në mbi 300 bimë strehuese duke përfshirë hardhinë, qershinë, bajamet, oleandrën, rozmarinën, etj.

Siç shihet nga fotot tharjes së ullinjve nga kjo sëmundje në Itali, dëmi është jo vetëm ekonomik por edhe mjedisor. Është një agro-pejsazh (në rastin e ullirit) dhe pejsazh (në rastin e bimëve dekoratike) i dëmtuar tërësisht nga kjo prekje parazitare.

Siç u përmend më sipër në Itali në vitin 2013 ka pasur “një tharje të shpejtë të pemëve të ullirit në një pjesë të madhe të gadishullit të Salentos në majën juglindore të Pulias”. Shqipëria, si një vend fqinj me Italinë dhe sipas disa studimeve të modelimit, është vend i mundshëm për përhapjen e X. fastidiosa.

 

Nga seminari Ndërkombëtar i organizuar në Qendrën e Transferimit Teknologjive Bujqësore në Vlorë në vitin 2017, zonë që zë peshën kryesore për kultivimin e ullirit, tregoi se duke qenë se ne jemi një vend fqinj me Italinë, EPPO na konsideron si zonë me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e kesaj sëmundje.

Dyshimet më të hershme në Shqipëri janë në Maj 2014 në Dushk – Lushnjë. Simptomat janë tharja dhe degradimi i bimëve. Që nga kjo periudhë kemi analizuar mbi 100 mostra të dyshimta të bimëve të ullirit, si dhe të disa bimëve strehuese si oleandra, etj. Mostrat u morën në Vlorë (Shamogjin, Skrofotina), në varietetet Frantoio dhe Fragivento, në Radë-Maminas, Xarrë-Sarandë, Bilç, Velabisht-Berat, etj.

Analizat për identifikimin e patogjenit i kemi kryer me metodat bashkëkohore, si psh: me testet serologjike DAS-ELISA duke përdorur kitet komerciale të Loewe Biochemica GmbH Gjermani dhe Agritest Itali, identifikimi i AND-së të patogjenit bimor është kryer edhe me metodën molekulare PCR si dhe me metodat më të reja që sygjerohen nga EPPO.

 

Foto të simptomave të bimes së ullirit dhe të bimëve dekorative që kemi analizuar.

Deri tani nga analizat e kryera nuk ka rezultuar që asnjë nga bimët me simptoma të ngjashme të jetë e infektuar me bakterin X.fastidiosa.

Në vendin tonë me Urdhër Nr. 409 date 21.08.2014 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillim Rural dhe Administrimit të Ujërave është ndaluar importi i fidanëve të ullirit nga zona e Puglias.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë që paraqet kjo sëmundje për bimën e ullirit, krahas masave administrative në workoshopin e organizuar në Vlorë u propozua që Ministria e Bujqësisë të formatoj një grup pune me specialistë të njohur të kesaj fushe, por edhe me tej, që të mundemi të sinjalizojmë në kohë, praninë e këtij patogjeni bimor.

Hartimi i një programi  pune në këtë rast do lehtësonte menaxhimin  në vazhdimësi për praninë e sëmundjes së shkaktuar nga Xylella fastidiosa në Shqipëri.

Me anën e këtij shkrimi duam të informojmë dhe sensibilizojmë Ministrinë e Bujqësisë, të Mjedisit, Bashkitë në zonat që kultivohet ulliri, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore por edhe fermerët rrezikshmërinë e lartë që ka përhapja e këtij patogjeni në vendin tonë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements