Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse


Leave a comment

Periudhat kryesore për monitorimin e dëmtuesve në mollë

downloadMonitorimi është komponentë shumë e rëndësishme për të gjitha programet e MID-it, që ndihmon në identifikimin e problemeve potenciale dhe vlerëson kushtet e përgjithshme në pemishte. Monitorimi i pemishteve me mollë ka për qëllim kontrollin e prezencës së Agjentëve të Dëmshëm Biologjik “ADB” si dhe predatorëve të kë tyre dëmtuesve. Janë gjashtë periudha kryesore në prodhimtarin e mollës brenda një periudhe vegjetative gjatë të cilave do të përcillet prezenca dhe zhvillimi i populacioneve të dëmtuesve kryesor.

Periudha e Pranverës (Mars-Maj)

Faza para lulëzimit (nga momenti i mugullimit të sythave deri në fillimin e lulëzimit)

Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve, larvave dhe formave të tjera të dëmtuesve të mollës, monitorimin e kushteve klimatike që e favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit, identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve dhe barojave të këqija.

Faza e lulëzimit (Paraqitja e luleve të para deri te rënia e petaleve)

Monitorimi i parametrave klimatik (temperaturës, lagështisë së ajrit, rrezatimit diellor, lagështisë) të cilët favorizojnë zhvillimin e kromës dhe hirit. Kontrollimi i lastarëve për prezencën e morrave të bimëve si dhe larvat e llojet e ndryshme të dëmtuesve të mollës Monitorimi i krimbit të mollës përmes vendosjes së ferograckave (nga mesi i marsit). Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Faza pas lulëzimit (formimi-lidhja e frytit)

Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Vazhdimi i kontrollimi i lastarëve dhe frutave për prezencën e morrave të bimëve, breshkëzës së Kalifornisë dhe larvave të llojeve tjera të dëmtuesve të mollës. Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës përmes ferotrapeve. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija, etj.

Periudha e Verës (Qershor-Gusht)

Faza pas formimit të frytit (zhvillimi dhe rritja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës (insektit të rritur) përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, djegies bakteriale. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Vjeshtës (Shtator-Nëntor)

Faza para, gjatë dhe pas vjeljes (pjekja e frytit)

Vazhdimi i monitorimi të krimbit të mollës, përmes ferotrapeve dhe prezencën e larvave në fruta. Kontrollimi i prezencës së morrave dhe merimangave. Vazhdimi i kontrollimit të parametrave klimatik që e favorizojnë zhvillimin e kromës, hirit, kalbëzimit të frutave. Identifikimi dhe niveli i prezencës së predatorëve, monitorimi i barojave të këqija.

Periudha e Dimrit (Nëntor-Mars) 

Faza e qetësisë (Nga momenti i rënies së gjetheve deri në zgjimin e sythave)

Në këtë fazë të monitorimit të pemishteve kontrollohen degëzat 1-2 vjeçare për verifikimin e prezencës së vezëve të dëmtuesve (merimangave, morrave të bimëve, breshkës së Kalifornisë), formave dimëruese të patogjenëve të ndryshëm (miceli, sporet, etj.).

nga: Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association

Advertisements


Leave a comment

Teknika e monitorimit

Parimet e luftës se drejtuar dhe integruar mbështeten ne njohjen e zhvillimit te popullatës se specieve te dëmshme dhe atyre te dobishëm, për me tepër mundësinë e te mbajturit “te regjistruar”te tille popullata është e një rëndësie fondamentale. Ferromonet e tipit atraktiv (tërheqës), sidomos atyre seksual, lejojnë për te individualizuar speciet e dëmshme përmes kapjeve te individëve te kërkuar. 

Kjo teknike kryhet me instrumente difuzorte formave, dimensioneve dhe ngjyra te ndryshme, sipas insekteve qe do kapen,
duke përmbajtur kapsula mbi te cilat absorbohen ferromone seksual qe duhet te shpërndahen ; ferromoni tërheq meshkujt, te cilët mbeten ne kurth; mundet ne këtë mënyrë te behet një dinamike e pranisë, duke i kontrolluar kurthet ne momente te ndryshme, duke ndërtuar ne këtë mënyrë “kurben e fluturimit” qe tregon kufirin e ndërhyrjes. Këta janë te rëndësishme për te riprodhu situacione standard, duke mbajtur homogjen dhe te kontrollueshëm trajtimet.

Këta planifikime lejojnë kufizime ne ndërhyrjet e përgjithshme, dhe jo me sipas një interpretimi. Ne fakt defekti me i madh i këtij tipi luftimi konsiston ne gabimet e leximit te “kurbes se fluturimit”, duke përcaktuar ndërhyrje jo adekuate ose ne drejtimin e dëmshëm. Ne determinimin e momentit te ndërhyrjes ndodh me mbajt prezent një seri ndryshimesh ne ciklin biologjik te një specie te veçante; insektet e kapur, shpesh adultet meshkuj, nuk janë direkt përgjegjës për demin (psh tek lepidopteret demi behet nga larvat ne zhvillim) dhe për me tepër vlerësimi i momentit te ndërhyrjes varet nga:

  • fluturimi i femrave ne krahasim me meshkujt.
  • periudha e çiftëzimit.
  • ovodepozitimi dhe periudha e tyre e inkubacionit.

Ne konsiderate te këtyre ndryshimeve është  e mundur te shënohet, me eksperimente adekuate, situacionet standarde qe miratohen për te përcaktuar një plan te pergjitheshem ne nivel territorial dhe, përmes një asistence teknike, mbahen te informuar fermerët, duke kërkuar arritjen e kombinacioneve me te mira ndërmjet precizioneve te ndërhyrjes dhe kostove te tyre. Materialet dhe metodat e aplikimit te teknikes se kapjes për monitorim. 

Aplikimi praktik i kurtheve te regjistrimit apo numërimit duhet te kryhet me një seri te kumtesave homogjene, për te miratuar një krahasim ndërmjet kurbes se fluturimit dhe atyre te arritura ne fushe dhe me realizuar kështu një lufte te drejtuar qe arrin qëllimet e caktuara. Vendi i pare i krahasimit behet me kurthet dhe teknikat e vrojtimit homogjen me ato te përdorura ne kurbave standarde, për te mos pasur konfrontim te rezultateve.

Materiali
Kurthet e kapjes për monitorim janë ndërtuar nga:

  • një kapsule qe përmban feromonin për shpërndarje;
  • një mbajtëse, ku vihet kapsula me feromon;
  • një mbulese mbrojtëse e formave te ndryshme dhe e lehte për tu hapur për te hyre insektet e kërkuar;.


Leave a comment

Hiri i Dredhëzës (Sphaerotheca macularis)

Përshkrimi i sëmundjes

Sëmundja është mjaft e përhapur si në fushë të hapur po ashtu edhe në serra. Sëmundja prek gjethet, lulet, frutat dhe lozët. Është sëmundje shumë e rrezikshme, sidomos nëse paraqitet në fidanishte të dredhëzës ku prodhohet materiali fidanor. Zhvillimin optimal e ka në kushte me lagështi të lartë dhe në temperatura 15-26 °C.

Simptomat e sëmundjes

jordbaer3Shenjat e sëmundjes shfaqen në gjethe në formë të një shtrese të përhimët. Kërpudha infekton lulërinë e cila dëmtohet në shkallë të lartë ndërsa zvogëlohet edhe përqindja e lulëzimit. Simptomat paraqiten në të gjitha pjesët mbitokësore të dredhëzës, në kundërfaqe të gjethit paraqiten simptomat me ngjyre hiri, gjethet deformohen dhe marrin ngjyre të kuqërremtë, lulet nuk zhvillohen dhe pengohet formimi i frutave. Karakteristike te kjo sëmundje është se kur i sulmon gjethet ato lakohen (përdridhen) nga pjesa e sipërme e llapës dhe duken sikur t’u hedhim miell, ndërsa te lulet paraqitet në formë të kuqërremte, dhe si rrjedhoje frutat bëhen të fortë e të thatë dhe me pamje të mbuluara si me miell. Për shkak të zvogëlimit të sipërfaqes asimiluese frutat ngelin të vegjël, çka ndikon në arritjen e rendimenteve të ultë.

Cikli i zhvillimit të sëmundjes

Kërpudha dimëron me micel sipërfaqësore shumë qelizore në gjethe të thara e të rëna në tokë, por sëmundja mund të dimëroj edhe si kleistotecie të formuara nga sezoni i kaluar. Kleistoteciet zakonisht gjendet në gjethet e dredhëzës, gjatë vegjetacionit formon konide në formë ovale dhe këto organe mbijnë në temperaturë 20ºC dhe lagështi relative të ajrit. Infeksioni në pranverë fillon menjëherë pas rritjes së bimëve. Përhapja e sëmundjes është graduale dhe mund të mos vërehet derisa një pjese e madhe e bimëve në fushë të jenë infektuar. Simptomat e hershme të infeksionit nga kërpudha përfshijnë njolla të vogla me ngjyrë të bardhe në kundërfaqe të gjethes, ndërsa të disa kultivar këto njolla paraqiten me ngjyre të verdhë ose të kuqe pak në kafe. Nëse një shpërthim i rëndë i sëmundjes ndodh para vjeljes, atëherë kultura mund të reduktohet në masë të madhe. Simptomat më të dukshme nga kjo sëmundje, janë në ditë të ngrohta dhe me temperaturë të thatë. Të reshurat e pengojnë zhvillimin e kërpudhës që shkakton hirin.

Metodat e monitorimit të sëmundjes
Gjatë vizitave rutinore në fushë duhet të shikohet për shenjat e para të sëmundjes së hirit, sidomos në fund të vegjetacionit dhe në pranverë. Kontrollimi i hirit në vjeshtë zvogëlon potencialin infektues të sëmundjes për zhvillim në pranverën e ardhshme.

Pragu kritik
Për të kontrolluar hirin, rekomandohet të aplikohen fungicidet qysh me shfaqjen e shenjave të para të sëmundjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtje me preparate me bazë sulfuri.

Menaxhimi i sëmundjes
Masat agroteknike
Përdorimi i fidaneve me cilësi të lartë dhe rezistente ndaj sëmundjes, është një mënyrë më e mirë për të parandaluar paraqitjen e sëmundjes. Po ashtu për zbutjen e simptomave të kësaj sëmundje është edhe prezenca e materieve ushqyese në tokë dhe ujitja e rregullt. Mos të ujitet dredhëza me spërkatje, por të praktikohet ujitje pikë-pikë dhe mos të përdoren sasira të tepërta të plehrave azotike.

Masat fizike dhe mekanike
Praktikat standarde të heqjes së gjetheve gjatë korrjes dhe asgjësimi ndihmon në minimizimin e paraqitjes së sëmundjes, edhe pse infektimi mund të jetë ende i pranishëm në kurora.

Masat biologjike
Nuk ka biopesticide të regjistruara në Kosovë për luftimin e patogjenit shkaktar të hirit.

Masat kimike
Për të kontrolluar hirin, të aplikohen fungicidet në shenjat e para të sëmundjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtje me preparate me bazë sulfuri. Të aplikohen fungicidet rreth 1 muaj pas mbjelljes dhe përsëri 3 deri në 4 javë më vonë. Të bëhen trajtime shtesë kur bimët fillojnë të lulëzojnë.

Prof.Ass.Dr. Fadil Musa


Leave a comment

Vrugu i Kryqoreve (Pernospora Parasitica)

Lofng73_convertedËshtë sëmundje e përhapur në bimët e familjes së kryqoreve Brassicaceae si lakra, lulelakra, kolza, dhe rrepa. Shkakton dëmtimin e bimëve të theksuara në fazat e hershme të zhvillimit, gjatë moti të freskët me lagështi.

Simptomat

Kërpudha patogjene Peronospora parasitica infekton pjesët mbitokësore të bimëve të ndjeshme gjethet, kërcellin dhe lulërinë. Shenjat e para shfaqen në njomëza, në kotiledone dhe në gjethet e para, në formë të njollave këndoreme ngjyrë të zbehtë klorotike deri në të mbyllur. Në kundër faqen e gjetheve, në njolla, shfaqen shtresa e mykut me ngjyrë të përhime me konidiofore me konide. Njollat shpesh herë bashkohen, shkaktohet tharja dhe më në fund rënia e gjethes.

imagesDendësia e njollave varet nga numri i infektimeve që shkaktohen gjatë një periudhe të caktuar kohore. Gjatë infektimit të rëndë njomëzat e bimëve tërësisht thahen dhe zhduken. Në bimët e ndjeshme të kryqoreve shfaqet deformimi dhe rrudhja e gjetheve si pasojë e rritjes së pa barabartë të indit të infektuara dhe të shëndosh. Shenjat e sëmundjes shfaqen në lule, në formë të deformimeve dhe fryrjeve të bishtit, prandaj pengohet formimi i kokës.

Patogjeni dhe cikli i sëmundjes

Peronospora parasitica ka disa biotope që shkaktojnë infektime në bimë të caktuara. Është patogjen me micel një qelizor. Pas periudhës së inkubacionit formon organe vegjetative të riprodhimit, konidioforet me konide (kanë formë ovale) që lirohen në lagështi të lartë përmes stomave. Oosporet formohen në gjethet e bimëve të reja e radhë herë në gjethet e bimëve të vjetra, me ngjyrë tëverdh të mbyllur, në formë gati të rrumbullakët. Infektimin e bimëve të reja në lagështi të lart e shkaktojnë oosporet që kanë dimëruar.                   

Pas depërtimit të hifes infektuese në indin ndërqelizor formohet miceli që nga qelizat e afërta ushqehet me haustore. Në gjethe miceli zgjerohet dhe përmes bishtit kalon në kërcell. Për përhapjen e sëmundjes dhe shkaktimin e infektimeve nevojitet lagështia. Gjatë vegjetacionit shkaktohen disa infektime, ndërsa rëndësi kanë infektimet e hershme në bimët e reja.         

Masat e luftimit

Si masë paraprake për pengimin e sëmundjes përdoret dezinfektimi dhe qarkullimi bimor. Rëndësi parësore ka mbrojtja e fidanëve nga infektimet e hershme. Në rast se sëmundja shfaqet në lehe të nxehta, në formë oazash, atëherë bimët e tilla zhduken ndërsa pjesët tjera me bimë të shëndosha trajtohen me fungicid në bazë bakrit ose me mjete organike sintetike.

© SHMB-PMA            


Leave a comment

Dosëza e dheut (Gryllotalpa gryllotalpa)

Insekti ka gjatësi rreth 32 mm, me ngjyrë të verdhë, kafeje dhe të mbuluar me push. Krahët e përparmë i kanë të shkurtër të përshtatura për gërmim kurse krahët e pasmë i kanë të gjatë dhe membranoreLarvat dhe insektet e rritura dëmtojnë bimën duke u ushqyer gjatë pjesët mbitokësore, me gjethe dhe indet e kërcejve apo me pjesët nëntokësore të bimëve.

Image

Tunelet e hapura në sipërfaqe të tokës mund të shkaktojnë dëme shtesë duke i zhvendosur fidanët e reja apo duke shkaktuar desikimin e tyre. Femrat i depozitojnë vezët në tokë ku larvat zhvillohen deri në maturi. Cikli jetësorë i shumicës së tyre kërkon 1 gjeneratë / vitë. Dozësat lëvizin në tokë poshtë e lartë varësisht nga ndërrimet sezonale të temperaturës. Ky insekt haset më shpesh në tokat ranore. ‘

Pragu kritik për dosëzen është 0.5 imago apo larva / m2;

ImageMasat e kontrollit:
Formulimet e lëngëta dhe ato në formë granule zakonisht përdorën në tokë për penguar dëmtuesin. Edhe karremat po ashtu mjaft përdorën dhe janë mjaft efikas, ku përgatiten nga himet e grurit, mielli i farave të pambukut apo ndonjë prodhim të drithit të cilëve u shtohet 2-5% toksikant si dhe 15% ujë.
Dosëza ushqehet gjatë natës dhe për këtë arsye karremat duhet të aplikohen herët në mbrëmje. Preparatet që mundë të përdorën për përgatitjen e karremave janë: Metiokarbi, Fenotrition, Malation etj.

(© Shoqata e Mjekësisë së Bimëve – Plant Medicine Association)


Leave a comment

Hiri i Qepës – Leveillula taurica

Simptomat

Në gjethe të qepës shfaqen njolla të verdha, në formë të rrumbullakët ose të zgjatura me diametër 5-15 mm. Më parë infektohen gjethet e moshuara, të cilat janë të mbuluara me një shtresë ngjyrë hiri. Njollat e reja kanë ngjyrë të bardhë në të përhitur.

ImageImage

Biologjia e patogjenit

Shkaktare e hirit të qepës është kërpudha Leveillula taurica. Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes. Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes.

Masat e kontrollit

Kontrolli i sëmundjes bazohet në trajtimet kimike me preparate me bazë squfuri, karatane (Dinokap) si dhe me preparate të tjera me veprim sistemik si ato të grupit të triazoleve si triadimefon, hekzakonazol, penkonazol, tetrakonazol, propikonazol, etj apo me fenarimol ose azoksistrobin.  Trajtimet duhet të fillojnë me shfaqjet e para të simptomave në gjethe dhe mund të përsëriten pas 10 ditësh në qoftë se kushtet klimatike favorizojnë përhapjen e infeksioneve të reja të hirit. Kujdes duhet patur me numrin e trajtimeve me këto preparate i cili nuk duhet të jetë më shumë se dy në një sezon kultivimi


Leave a comment

Këpusha e kuqe e pemëve frutore – Metatetranichus (Panonychus ulmi.Koch.)

Përhapja – demi
Këpusha e kuqe është kudo e përhapur. Veçanërisht këto vitet e fundit gjithnjë e me tepër po bie në sy dëmtimet që shkakton kjo këpushë si: në molle, dardhe, kumbull, qershi, pjeshke etj. Gjethet e prekura nga dëmtuesi zakonisht marrin ngjyre të zbehte, pastaj bronzi- kafe dhe se fundi thahen e rrezohen për toke. Zakonisht prekjet e renda që në pranvere shkaktojnë dëme të ndjeshme po atë vit, ndërsa prekjet e verës zakonisht ndikojnë negativisht në prodhimin e vitit e ardhshëm. Demi nga këpusha mund të arrije deri në 65 % të prodhimit. 

Përshkrimi 

Femra ka forme vezake me ngjyre të kuqe, është 0.5 mm e gjate, me katër pale këmbë dhe 7 radhe qimesh mbi trup. Mashkulli është me i vogël në forme trekëndëshi. Veza eshterr 0.15 mm e gjate , ka forme të rrumbullaket me një zgjatim në mes. Ngjyra e vezës është e kuqërremtë. Larva është e kuqërremtë dhe me tre pale këmbë. 

ImageImage

Mënyra e jetesës

Dimëron në stadin e vezës në degët dhe sythat e bimëve strehuese. Larvat çelin në pranvere dhe e përfundojnë zhvillimin për
rreth 2 jave. Femra që del fillon të vendose vezët, zhvillimi embrional i të cilave zgjat nga 6-21 dite. Dëmtuesi brenda vitit jep 10
brezni. Çdo femër vendos 20-45 veze. në vjeshte femrat vendosin vezët për dimërim. Vlen të theksohet se këpusha kuqe e pemëve frutore shtohet me shume në pemëtoret intensive, sidomos atje ku bëhen trajtime të shpeshta me DDT, Wofatoks, Sevin etj për arsye se shkatërrohen në mase këpushat e dobishme të gjinive: Typhlodromus, Amblyseius, Zetsellia sp. Negativisht mbi këpushat e dobishme ndikojnë edhe fungicidet veçanërisht Tiuram dhe Ziram. Po ashtu plehërimi i njëanshëm azotik favorizon shtimin e
këpushave.