Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse

ECIM

Spot televiziv

Faleminderit REC Shqipëri, për publikimin e spotit publicitar në internet.
Oraret e shfaqjes në RTSH mbeten të njëjta 10:20 dhe 15:50.
Spoti është realizuar nga rrjeti mjedisor “ECIM”, në kuadër të projektit “Informim – Komunikimi mbi politikat mjedisore pë zhvillim të qëndrueshëm”, si pjesë e Programit SENiOR – II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Shikim të këndshëm!

 

Takim Ne Durres i rrjetit ECIM (12 Shtator 2017)

  • Takim i rrjetit ECIM për të analizuar ecurinë e deri tanishme
  • Realizimi i aktiviteteve
  • Raportime të përfaqësuesve të OJF – ve të rrjetit ECIM si dhe planifikime për të ardhmen.

viber image20

____________________________________________________________________________________________

Vizite ne OJF ne Vlore Social Education & Environment Protection (SEEP) (Gusht 2017)

Ky aktivitet ka qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit në rrjet nëpërmjet shkëmbimeve të eksperiencave sidomos midis dy OJF me seli në qytetet bregdetare më të njohura dhe me aktivitet turistik më të lartë në vendin tone. Temat e diskutuara ishin të lidhura me problemet e ndotjeve të zonës bregdetare, informime dhe ndërgjegjësime për pastrimin e saj. Fokusi i diskutimeve u përqëndrua në problemin e trajtimit të mbeturinave urbane në zonën bregdetare dhe turistike të Vlorës dhe të Durrësit si dhe tek problemi i ndotjes nga plastikat.

WhatsApp Image 2017-10-14 at 17.34.22

–        Shkëmbime eksperiencash për rritjen e bashkëpunimt

–        Diskutime dhe eksperienca për problemet e ndotjeve të zonës bregdetare, informime dhe ndërgjegjësime për pastrimin e saj.

–        Diskutime për problemin e trajtimit të mbeturinave urbane në zonën bregdetare dhe turistike të Vlorës dhe të Durrësit

Problemi i ndotjes nga plastikat dhe ide për zvogëlimin e ndotjes nga to.

____________________________________________________________________________________________

Informim nëpërmjet monitorimit dhe takimeve në bashki dhe në terren për realizimin e premtimeve elektorale vendore në fushën e mjedisit si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, në Bashkinë Durrës, (Maj – Qershor 2017).

 

Takim me Ing. Ina Xhakoni – Shefe e Departamentit te Politikave te Zhvillimit 

Materialet e siguruara nga monitorimi dhe takimet:

 

Problemet Mjedisore dhe Zgjedhjet

Prononcimi i LSI dhe kandidatit Lefter Koka për mjedisin:

Mjedisi është kthyer në prioritet në këto 3 vite: Si Ministër Mjedisi, besimin të cilin e mora pikërisht nga Ju, do të deshiroja të ndaja disa nga sfidat në këto 3 vjet në Ministri një sektor gjithë përfshirës dhe pikerisht ky qe synimi ynë në fillim të punës. Pikërisht për ta sjellë mjedisin në qëndër të vëmendjes së qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu bëmë një reformë të thellë administrative duke krijuar 3 institucione shumë të rëndësishme si Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Mjedisit dhe Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. 3 Institucione të cilat tashmë kanë nevojë të konsolidohen dhe performojnë në një mënyrë sa më cilësore.

Sigurisht gjetëm një situatë shumë të vështirë në disa sektorë, ku ndër të cilët ishte ai i pyjeve. Shqipëria rezultonte në dhjetëvjecarin e fundit me një sipërfaqe prej rreth 7% më pak e mbuluar dhe me 14 % më pak pyje, situatë e cila na vinte para një vendim marrje shumë të rëndësishme apo marrja e një vendimi shumë të rëndësishëm, ndalimi e prerjeve të pyjeve në territorin Shqiptar, pra vendosjen e një moratorium 10 vjecar. Sigurisht e kemi ndarë këtë diskutim me shumë kolegë. Parë në një këndvështrim ndoshta si një kosto politike për LSI.

 lefter-koka1-380x290  lefterkoka

viber image1

 

Përgatitje fletë – palosje për Mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Durrës para zgjedhjeve dhe shpërndarja e tyre në institucione, universitete, votues të ndryshëm, etj., (Maj – Qershor 2017).

Fletë – palosjet janë përgatitur nga Mentor Kikia dhe janë printuar gjithashtu edhe nga EKOMJEDISI Durrës. Shpërndarja e tyre vazhdon në Institucione të ndryshme dhe sidomos në pikat e lagjeve të Durrësit që janë hapur nga Partitë e ndryshme politike në mbështetje të fushatës qëzhvillojnë deputetët. 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

Advertisements