Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse


Leave a comment

Xylella fastidiosa patogjen i rrezikshëm, që shkakton tharjen e ullinjve

Xylella fastidiosa patogjen i rrezikshëm, që shkakton tharjen e ullinjve

Magdalena Cara – EKOMJEDISI DURRES

 

Bima e ullirit është konsideruar gjithnjë si Mit dhe Legjendë. Në Epir ose Iliri ulliri quhej…një Themel Natyral…për të gjitha kohërat…Element pejsazhi…Pema më e mirë që jep…Vaj të mirë..që lind dhe rrit njerëz të fuqishëm dhe bujar. 

Prodhimi dhe konsumi i vajit të ullirit po rritet në botë, të nxitur nga një imazh pozitiv publik. Prodhuesit kryesorë të ullirit Evropian janë Spanja (65.6%), Italia (18.3%), Greqia (8.6%) dhe Portugalia (6.8%).

Në vendin tonë prodhimi i vajit të ullirit vlerësohet nga popullata dhe është një produkt i shëndetshëm dhe shumë i kërkuar nga tregu.

Si të gjitha pemët frutore edhe ullinjtë preken nga parazitët bimorë. Herë pas here ka patur shpërthime të ndryshme të sëmundjeve në ulli, të cilët kanë ndikuar në  uljen e rendimentit të  prodhimit të vajit dhe në cilësinë e tij. Gjithashtu prekjet parazitare të pemëve të ullirit janë shoqëruar me trajtime me pesticide të cilat siç dihet kanë efekte negative në shëndet dhe në mjedis.

Problemi i raportuar nga Italia në fund të vitit 2013 (bakteri Xylella fastidiosa) është vërtet shumë shqetësues, jo vetëm për faktin që u dëmtuan totalisht ullinjtë në pjesën jugore të Italisë, por edhe pse zona e infektuar po rritet dita ditës. Shumë serioze është se ky bakter strehohet në mbi 300 bimë strehuese duke përfshirë hardhinë, qershinë, bajamet, oleandrën, rozmarinën, etj.

Siç shihet nga fotot tharjes së ullinjve nga kjo sëmundje në Itali, dëmi është jo vetëm ekonomik por edhe mjedisor. Është një agro-pejsazh (në rastin e ullirit) dhe pejsazh (në rastin e bimëve dekoratike) i dëmtuar tërësisht nga kjo prekje parazitare.

Siç u përmend më sipër në Itali në vitin 2013 ka pasur “një tharje të shpejtë të pemëve të ullirit në një pjesë të madhe të gadishullit të Salentos në majën juglindore të Pulias”. Shqipëria, si një vend fqinj me Italinë dhe sipas disa studimeve të modelimit, është vend i mundshëm për përhapjen e X. fastidiosa.

 

Nga seminari Ndërkombëtar i organizuar në Qendrën e Transferimit Teknologjive Bujqësore në Vlorë në vitin 2017, zonë që zë peshën kryesore për kultivimin e ullirit, tregoi se duke qenë se ne jemi një vend fqinj me Italinë, EPPO na konsideron si zonë me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e kesaj sëmundje.

Dyshimet më të hershme në Shqipëri janë në Maj 2014 në Dushk – Lushnjë. Simptomat janë tharja dhe degradimi i bimëve. Që nga kjo periudhë kemi analizuar mbi 100 mostra të dyshimta të bimëve të ullirit, si dhe të disa bimëve strehuese si oleandra, etj. Mostrat u morën në Vlorë (Shamogjin, Skrofotina), në varietetet Frantoio dhe Fragivento, në Radë-Maminas, Xarrë-Sarandë, Bilç, Velabisht-Berat, etj.

Analizat për identifikimin e patogjenit i kemi kryer me metodat bashkëkohore, si psh: me testet serologjike DAS-ELISA duke përdorur kitet komerciale të Loewe Biochemica GmbH Gjermani dhe Agritest Itali, identifikimi i AND-së të patogjenit bimor është kryer edhe me metodën molekulare PCR si dhe me metodat më të reja që sygjerohen nga EPPO.

 

Foto të simptomave të bimes së ullirit dhe të bimëve dekorative që kemi analizuar.

Deri tani nga analizat e kryera nuk ka rezultuar që asnjë nga bimët me simptoma të ngjashme të jetë e infektuar me bakterin X.fastidiosa.

Në vendin tonë me Urdhër Nr. 409 date 21.08.2014 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillim Rural dhe Administrimit të Ujërave është ndaluar importi i fidanëve të ullirit nga zona e Puglias.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë që paraqet kjo sëmundje për bimën e ullirit, krahas masave administrative në workoshopin e organizuar në Vlorë u propozua që Ministria e Bujqësisë të formatoj një grup pune me specialistë të njohur të kesaj fushe, por edhe me tej, që të mundemi të sinjalizojmë në kohë, praninë e këtij patogjeni bimor.

Hartimi i një programi  pune në këtë rast do lehtësonte menaxhimin  në vazhdimësi për praninë e sëmundjes së shkaktuar nga Xylella fastidiosa në Shqipëri.

Me anën e këtij shkrimi duam të informojmë dhe sensibilizojmë Ministrinë e Bujqësisë, të Mjedisit, Bashkitë në zonat që kultivohet ulliri, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore por edhe fermerët rrezikshmërinë e lartë që ka përhapja e këtij patogjeni në vendin tonë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements


Leave a comment

Takimi në Bashkinë Durrës/ Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë  në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Bashkisë ju paraqit si problem madhor për të gjithë qytetarët djegia e mbetjeve në vendgrumbullim dhe pasojat që çlirimi i dioksidit të karbonit nga plastikët, por sipas bashkisë ndodh e kundërta. Përfaqësuesi i bashkisë, shefi i kabinetit Lavdosh Beqiraj,  u shpreh se nuk ka në asnjë rast djegie plehrash në vendgrumbullim, duke mohuar një fakt i cili është më se evident për të gjithë qytetarët. Po ashtu Beqiraj mohoi dhe mospastrimin e mbetjeve, duke thënë se Durrësi është një ndër qytetet më të pastra dhe është punuar me kapacitet dyfish gjatë verës. Por gjatë bisedës nga bashkia Durrës u tha se turizmi këtë verë e ka pesëfishuar numrin e banorëve,  dhe sërish kontradiktat në deklarata janë të shumta.  Por sërish nga bashkia u pranua se problem me mbetjet ka pasi në mungesë të fondeve, nuk ka ende një landfill modern  i cili do të zgjidh problemin. Po ashtu një sugjerim erdhi nga organizatat në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve. Por bashkia u shpreh skeptike, pasi duhet një fond shumë i madh dhe një ndërgjegjësim i qytetarëve, për të arritur në këtë pikë.

Cilësia e ujit në plazhe ishte një ndër pikat që u diskutua, duke e vënë theksin tek ndotja që ndodh gjatë verës. Sipas raporteve që janë publikuar dhe u cituan nga organizatat, plazhi i Durrësit ka hasur në probleme, pasi në disa pika ka qenë shumë i ndotur. Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deklarohej se Currilat dhe Plazhi afër portit, janë shumë të ndotura, por  përsëri bashkia i mohoi këto fakte. Ata thanë se këto shifra nuk janë të vërteta dhe ka qëllime dashakeqëse për këtë qytet, dhe ata nuk kanë mundësi për të bërë vet matje. Sipas Ina Xhakoni, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit, u deklarua se Bashkia ka zhvilluar sondazhe dhe deri tani nga të dhënat nuk ka pasur shqetësime nga turistët. Më tej shtoi se nuk ka pasur probleme as me ndotjen në vijën bregdetare me mbetjet apo dhe me cilësinë e ujit.

Organizatat dhe bashkia në shumë pika nuk ishin dakord me njëra tjetrën pasi shihnin gjërat në këndvështrime të ndryshme, por palët u dakortësuan në pikën që mjedisi duhet ruajtur dhe duhet që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm pa ndotje dhe dëmtime të tjera. Në fund të takimit përfaqësuesi i bashkisë Lavdosh Beqiraj, ofroi një bashkëpunim mes institucionit që ai përfaqëson dhe organizatave. Parimisht palët ranë dakord dhe pritet vetëm përpilimi i kontratave dhe nënshkrimi.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri dhe i financuar nga Qeveria Suedeze

 

Organizatat që morën pjesë:

Ekomjedisi Durrës

Qendra Grupimi Ekolëvizja

Milieukontakt Albania

Together for Life

Egnatia Librazhd

SEEP Vlorë

Përfaqësuesit e Bashkisë:

Lavdosh Beqiraj, Shefi i Kabinetit

Ina Xhakoni, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit

Rudina Trikshiqi, Eksperte mjedisi

 

Mbetjet urbane te Durresit

Leave a comment

Kjo eshte gjysma e se keqes! Kur i vene zjarrin eshte c’eshte! Nuk rrihet ne shtepi ne oret e vona te nates nga djegia e plehrave ne Durres. Si ka mundesi qe ne helmojme veten tone?Plehrat ne Durres                                                                                                                                        Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit është kthyer në një bombë ekologjike për qytetin bregdetar që çdo ditë e më shumë shton prodhimin e mbetjeve, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Nga djegja në natyrë e tyre, përfshirë goma dhe plastikë, emetohen gaze toksike mjaft të dëmshme, ndërsa institucionet publike vijojnë të jenë të pafuqishme për të ndryshuar këtë realitet.

Megjithëse jashtë çdo kushti për të kryer funksionin e tij, Durrësi do të vijojë të përdorë këtë vendgrumbullim edhe në të ardhmen e afërt.

Buxhetet e pakta të bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë mbajnë peng zbatimin e projektit.

Kompania italiane që fitoi tenderin e Ministrisë së Mjedisit për ndërtimin e landfillit në Manzë nuk ka gjetur as mbështetjen e bashkisë së Durrësit, më e madhja në qark, për të shlyer detyrimet për çdo ton mbetjesh që do të depozitohet.

Aktualisht, bashkia e Durrësit shpenzon rreth 50 mijë euro në vit për mbetjet urbane, ndërsa me futjen në punë të landfillit të Manzës depozitimi dhe përpunimi i mbetjeve llogaritet të kërkojë një fond prej 2 milion eurosh në vit, fond që bashkia e konsideron të papërballueshëm.

Fotografia e Magdalena Cara

This gallery contains 3 photos


Leave a comment

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm për ndryshimin e botës, tashmë edhe në shqip

10 Prill 2017

Programi i ri “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)”, si vazhdimësi e programit të mëparshëm në mbështetje të shoqërisë civile shqiptare, synon të fuqizojë më tej shoqërinë civile në fushën e mjedisit, për të adresuar në mënyrë efektive sfidat mjedisore shqiptare dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Përgjatë zbatimin të programit SENiOR-II, krahas aktiviteteve kryesore, është parashikuar dhe publikimi i disa moduleve tematike me një temë të veçantë për çdo botim. Këto module, përmes koncepteve të reja dhe informacionit të plotë që do të përcjellin, mund të shërbejnë si material burimor për Organizatat e Shoqërisë Civile në punën e tyre të përditshme.

Duke i shërbyer dhe qëllimit kryesor të programit, ky modul tematik adreson, në mënyrë të veçantë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik dhe atij social, duke mbajtur gjithmonë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aspekt, ky publikim kontribuon në njohjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për t’i përkthyer ato në elementë praktikë pune nga individët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset në vend.


Leave a comment

Trajnime ne kuader te projektit:

Magda Kalendar 2016-01-01 (1).jpg

Ngritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e pesticideve në kuadër të forcimit të zbatimit të SAICM (Qasjes Strategjike Nderkombëtare për Menaxhimin e Kimikateve) në Shqipëri

Ne datat 23-25 mars 2016 do te zhvillohen trajnimet profesionale te trajnereve, Fitofarmacisteve, Fermereve dhe Studenteve te Masterit Profesional.

Temat e programit jane te fokusuara ne Perdorimin e Qendrueshem te Pesticideve, Menaxhimin e Integruar te Paraziteve Bimore, Etiketa Zyrtare e PMB-ve, Etiketimi dhe Ambalazhimi i PMB-ve, Receta e  PMB-ve, Perdorimi i sigurt i PMB-ve, etj.


Leave a comment

Takim Kombetar per Pesticidet

Sot ministri Panariti, ka marrë pjesë në Takimin kombëtar për Pesticidet i zhvilluar tek “Arli Internacional”, në Maminas. Qëllimi i këtij takimi, është ngritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e pesticideve në kuadër të forcimit të zbatimit të SAICM (Strategic Approach to International Chemicals Management )në Shqipëri. Në takim morën pjesë specialistë të AKU-së, profesorë nga Universiteti Bujqësor, tregtarë dhe fermerë. Në fjalën e tij, ministri i Bujqësisë, theksoi se përdorimi e sigurt i pesticideve, garanton konsumatorin për cilësinë e prodhimeve bujqësore.
“Duhet ndërmarr një kontroll i programuar, i rreptë dhe i vazhdueshëm nga importimi deri tek përdoruesi i fundit sipas standardeve të BE-se. Për t’i garantuar këto standarde, do të kontrollohen të gjithat inputet bujqësore dhe kimikatet industriale, të cilat kanë hyrë në Shqipëri që nga vitin 1990. Është detyra jonë të sigurojmë që përdorimi i këtyre pesticideve të bëhet sipas kritereve evropiane, për t’i ofruar tregut vendas dhe atij evropian produkte cilësore të padëmtuara nga përdorimi pa kriter dhe pa dijeninë e mjaftueshme e plehrave kimike”, tha ministri Panariti.
Në kuadër të këtij projekti, do të organizohen dhe do të sigurohet mbështetje për aktivitetet për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e pesticideve për organizimin e aktiviteteve trajnuese për trajnerët, fermerët dhe përdoruesit e pesticideve, fitofarmacistët dhe mësuesit, fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt të pesticideve dhe krijimin e faqes së ueb-it si database për pesticidet. Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve do të kryhen në rrethet kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, Lushnjë.