Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse

SENIOR II

Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm

Shqipëria ka vuajtur një degradim të rëndë të mjedisit dhe burimeve natyrore në dekadat e fundit. Ndotja nga mbetjet urbane ka ndikuar rëndë mirëqenien e qytetarëve dhe reduktimi i burimeve natyrore rrezikon zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje, është rrjedhojë e mungesës së hartimit të politikave të duhura mjedisore dhe të zbatimit të tyre nga vendimmarrësit. Situata e menaxhimit të mbetjeve është përkeqësuar në zonat rurale, sidomos pas reformës territoriale. Përvoja ka treguar se informacioni mjedisor jo gjithmonë është zbuluar (investiguar), nuk ka arritur i saktë, i kuptueshëm dhe i shpejt tek përdoruesi fundor (publiku dhe vendimmarrësit).

Nga monitorimet e programeve dhe monitorimet në terren veçanërisht për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Durrës gjatë 3 viteve të qeverisjes, rezulton se menaxhimi i mbetjeve është i lënë tërësisht pas dore. Bashkia realizon zhvendosjen e tyre në një fushë të hapur pa asnje kriter teknik dhe jashtë çdo kontrolli. Plehrat digjen gjatë ditës dhe natës dhe nga lëdët e cliruara nga djegia janë të ekspozuar studentët e universitetit që është shumë pranë dhe i gjithë qyteti turistik.

Advertisements