Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse

Njohja me aplikacionin TRASH OUT dhe përgatitja e një informacioni për rifreskimin e tij.

Leave a comment

Objektivat


Të forcohet bashkëpunimi i mëtejshëm midis organizatave të rrjetit

Të përcaktohet metodologjia e monitorimit të buxhetit të mjedisit, për bashkitë ku rrjeti vepron

Njohja e të rinjve të shkollave, studentëve, gazetarëve, inspektorëve të mjedisit në Bashki por edhe qytetarëve të thjeshtë me aplikacionin trashout – Aplikacion për raportim të mbeturinave

“TrashOut” është aplikacioni më i ri që çdo qytetar i Durrësit (Shqipërisë) mund ta shkarkojë në telefonin e vet. Mjafton të kesh një telefon me sistem android apo ‘të mençur’ dhe të fotografoni çdo vend ku ka mbeturina dhe t’i dërgoni atë përmes këtij aplikacioni “in situ”.

Aplikimi i trashout nga nxenësit, studentët, gazetarët por edhe më gjerë synohet që të krijohet një baze e të dhënave të mbeturinave në qytetin tonë.

Por, po ashtu të bëhet edhe vetëdijësimi i qytetarëve për kujdesin dhe ruajtjen e mjedisit. Mendohet që përditësimi dhe hedhja apo fshirja e fotove do të bëjë ndërgjegjësimin jo vetëm të institucioneve që ju takojnë të eleminojnë këto situata mjedisore por edhe të qytetarëve të cilët do të jenë votues të kryetarit të bashkisë.

Aplikacioni supozohet si një iniciativë vullnetare prandaj ne kemi takuar shumë nxenës, student dhe qytetarë të cilët janë të interesuar për një mjedis të pastër.

Qytetarët vullnetarisht pranuan t’i identifikojnë vendet me mbeturina kudo që janë në Durrës dhe pastaj bashkërisht me këtë iniciativë, ta përcaktojnë volumin e sasisë së këtyre mbeturinave dhe rrezikshmërinë që e paraqesin ato për qytetarët.

 Përmes këtij aplikacioni do të mund të dinë saktë se ku gjinden mbeturinat në vende që nuk janë të përcaktuara për ti grumbulluar ato.

Brenda një kohe të shkurtër është krijuar një hartë në qytetin e Durrësit por edhe disa nga fotot janë fshirë pasi në një mënyrë ose një tjetër këto mbeturina janë eleminuar.

Ky është një aplikacion i cili është shumë i thjeshtë të përdoret dhe nërgjegjësimi ynë ka synuar të krijojë “grupime vullnetare”me qytetarë me vullnet të mire.

Vendgrumbullimi i Mbetjeve Urbane në qytetin e Durrësit është objekti më i synuar i aktivitetit tone.

 “Nga takimet që ne kemi realizuar me institucione, si dhe me qytetarë kemi arritur në një përfundim se institucionet ankohen se qytetarët janë të papërgjegjshëm e në anën tjetër edhe qytetarët ankohen se institucionet nuk po i kryejnë detyrat ashtu siç duhet. Ne mendojmë që është një problem i paqëndrueshëm. Një pjesë të fajit e kanë edhe vetë qytetarët, por janë institucionet ato që duhet të ndërmarrin hapin e parë dhe kryesor që ky problem të zgjidhet.

 Duke filluar me implementimin e ligjit dhe rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit, por në anën tjetër edhe në krijimin e infrastrukturës së nevojshme për mjedisin, çka do të thotë të fillojnë me riciklimin e mbeturinave në Durrës.

Aplikacioni “TrashOut” mund të shkarkohet përmes faqeve zyrtare dhe të rrjeteve sociale. Në website dhe facebook e EKOMJEDISI DURRES jepet mënyra e shkarkimit të aplikacionit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s