Ekomjedisi Durrës

Organizate jo fitimprurëse

Takimi në Bashkinë Durrës/ Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Leave a comment

Ditën e martë  në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Bashkisë ju paraqit si problem madhor për të gjithë qytetarët djegia e mbetjeve në vendgrumbullim dhe pasojat që çlirimi i dioksidit të karbonit nga plastikët, por sipas bashkisë ndodh e kundërta. Përfaqësuesi i bashkisë, shefi i kabinetit Lavdosh Beqiraj,  u shpreh se nuk ka në asnjë rast djegie plehrash në vendgrumbullim, duke mohuar një fakt i cili është më se evident për të gjithë qytetarët. Po ashtu Beqiraj mohoi dhe mospastrimin e mbetjeve, duke thënë se Durrësi është një ndër qytetet më të pastra dhe është punuar me kapacitet dyfish gjatë verës. Por gjatë bisedës nga bashkia Durrës u tha se turizmi këtë verë e ka pesëfishuar numrin e banorëve,  dhe sërish kontradiktat në deklarata janë të shumta.  Por sërish nga bashkia u pranua se problem me mbetjet ka pasi në mungesë të fondeve, nuk ka ende një landfill modern  i cili do të zgjidh problemin. Po ashtu një sugjerim erdhi nga organizatat në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve. Por bashkia u shpreh skeptike, pasi duhet një fond shumë i madh dhe një ndërgjegjësim i qytetarëve, për të arritur në këtë pikë.

Cilësia e ujit në plazhe ishte një ndër pikat që u diskutua, duke e vënë theksin tek ndotja që ndodh gjatë verës. Sipas raporteve që janë publikuar dhe u cituan nga organizatat, plazhi i Durrësit ka hasur në probleme, pasi në disa pika ka qenë shumë i ndotur. Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deklarohej se Currilat dhe Plazhi afër portit, janë shumë të ndotura, por  përsëri bashkia i mohoi këto fakte. Ata thanë se këto shifra nuk janë të vërteta dhe ka qëllime dashakeqëse për këtë qytet, dhe ata nuk kanë mundësi për të bërë vet matje. Sipas Ina Xhakoni, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit, u deklarua se Bashkia ka zhvilluar sondazhe dhe deri tani nga të dhënat nuk ka pasur shqetësime nga turistët. Më tej shtoi se nuk ka pasur probleme as me ndotjen në vijën bregdetare me mbetjet apo dhe me cilësinë e ujit.

Organizatat dhe bashkia në shumë pika nuk ishin dakord me njëra tjetrën pasi shihnin gjërat në këndvështrime të ndryshme, por palët u dakortësuan në pikën që mjedisi duhet ruajtur dhe duhet që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm pa ndotje dhe dëmtime të tjera. Në fund të takimit përfaqësuesi i bashkisë Lavdosh Beqiraj, ofroi një bashkëpunim mes institucionit që ai përfaqëson dhe organizatave. Parimisht palët ranë dakord dhe pritet vetëm përpilimi i kontratave dhe nënshkrimi.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri dhe i financuar nga Qeveria Suedeze

 

Organizatat që morën pjesë:

Ekomjedisi Durrës

Qendra Grupimi Ekolëvizja

Milieukontakt Albania

Together for Life

Egnatia Librazhd

SEEP Vlorë

Përfaqësuesit e Bashkisë:

Lavdosh Beqiraj, Shefi i Kabinetit

Ina Xhakoni, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit

Rudina Trikshiqi, Eksperte mjedisi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s